Një tjetër miqësi mes personazheve shqiptare të showbizz-it është prishur për shkak të një ankete fansash për Kosovën në Eurovision vitin e ardhshëm.

“Prive.al” bëri një postim në lidhje me artistin që dëshironi të përfaqësojë Kosovën në Eurovizion, në vitin 2025. Ndër shumë komentues, pikasi komenti i Stresit, i cili kishte bërë tag këngëtarin e njohur, Ylli Limanin.

Një nga ndjekësit e faqes shkroi poshtë postimit për komentin e Stresit, duke sugjeruar Don Xhonin. Mirëpo Stresi nuk e ka lënë me aq.

“Po qysh jo. Edhe gjyshja jeme që don jau bi e ka zonin shumë karakteristik”, iu përgjigj ai komentit të ndjekësit.

Nga ana tjetër, Don Xhoni postoi në “Instastory” një foto me Stresin, ku mbi të shkruante: “Stresi payBack brudi” dhe me foton e tyre në pozicion vertikal.

Duket se këto ironi në distancë tregojnë për prishjen e marrëdhënieve mes dy ish-miqve të botës së muzikës./ZOOM.AL/