Aplikacion
Vijojnë tensionet e larta te protesta e 11-të e opozitës dhe Aleancës Qytetare para Bashkisë së Tiranës, pas skandalit korruptiv me dosjen “5D” të drejtorëve të arrestuar dhe akuzuar të institucionit.
Policia ka hedhur gaz lotsjellës pas përplasjeve dhe përpjekjeve të tubuesve për të çarë gardhin metalik. Për pasojë u lënduan disa protestues, e në mesin e tyre edhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu. Ai u pa teksa kishte marramendje, verbim dhe probleme shëndetësore, teksa të pranishmit i dhanë ndihmën e parë.
Policia i është kundërpërgjigjur më tej tensioneve në protestë, duke shkaktuar edhe lëndimin e Flamur Nokës, Belind Këlliçit dhe Bledion Nallbatit.
Gjithashtu një efektiv policie është lënduar si pasojë e tensioneve në protestë. Efektivi është lënduar pasi protestuesit e kanë goditur me shishe në sy. /ZOOM.AL/
View this post on Instagram
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet