zoom

Aktualitet

Trafiku i klandestinëve në BE, SPAK pret 30 fletë-arresti. Prangosen 20 persona, mes tyre një polic

Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit po zhvillojnë një operacion të përbashkët prej ditës së djeshme, ku po goditet një organizatë kriminale e trafikut të klandestinëve nga vendet e treta dhe jo vetëm.

Zbardhen edhe detaje nga operacioni i SPAK kundër një grupi kriminal i trafikimit të qenieve njerëzore. Mësohet se në operacion janë përfshirë autoritetet e Spanjës, Italisë, Kosovës, SHBA-së dhe Shqipërisë.

Janë lëshuar 30 urdhër-arreste, ndërsa në pranga kanë rënë 20 persona, që merreshin me falsifikimin dhe më tej transportimin kundrejt pagesave mijëra euro të shtetasve klandestinë apo të padëshiruar në vendet e BE-së apo Angli.

Janë kryer 51 kontrolle, ndërsa për 6 persona është caktuar masa ‘arrest shtëpie’. Mes të arrestuarve është dhe një polic.

Po ashtu mësohet se disa prej personave për të cilët është lëshuar urdhër-arrest janë aktualisht në burgje, jashtë vendit. Kjo bandë kriminale akuzohet se pajiste me pasaporta false emigrantët. SPAK pritet të japë detaje zyrtare dhe emra në vijim. /ZOOM.AL/