zoom

Lajme

PS rrëzon kërkesën për mocion, PD bllokon foltoren. Bardhi: SHISH furnizon krimin me informacione!

Me tensione dhe debate po shoqërohet seanca e sotme plenare e Kuvendit. Pasi opozita kërkoi që të futej në rend dite mocioni me debat për çështjet e korrupsionit, Kuvendi ka refuzuar kërkesën.

Në këto rrethana, deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren, ndërsa i kanë rënë me duar tavolinave në shenjë proteste.

Duke u gjendur përballë kësaj situate, Nikolla ka paralajmëruar deputetët e opozitës që të lirojnë foltoren dhe pasi ka hasur në rezistencën e tyre, ka njoftuar 5 minuta pushim. Kjo është ndërprerja tretë që i bëhet seancës.

Më parë, kryetari i grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi, nga foltorja e Kuvendit ka reaguar ashpër pas refuzimit të kërkesës së tyre për mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen e investigimit të RAI3.

Me një foto ku inkuadrohet kryeministri Rama, Bardhi thekson se Nikolla shkeli Kushtetutën.

“Të nderuar qytetar, ajo që Nikolla bëri me mocionin nuk është thjeshte një shkelje Kushtetuese Rregulloreje, por një filozofi që e ka shpallur luftën ndaj krimit të organizuar jashtë fushës së veprimtarisë së Këshillit të Ministrave.

Argumenti i 2 që më ka dhënë Nikolal më thotë në kërkesën për mocion, nuk e kam përmendur kurrë kryeministrin, thotë ke cënuar integritetin e kryeministrit. 2 argumente që më kanë ardhur me shkrim, kur kërkesa jonë ka të bëjë me një shqetësim real të qytetarëve. Ju e thoni në kafe por nuk keni guxim ta thoni këtu. Ju kolegë që ulni kokën ne dini që Rama ka caktuar një përfaqësues për të mbajtur lidhjet mes tij dhe krimit të organizuar. Nuk jemi ju që thoni në kafe që Ergys Agasi është koordinatori i Ramës me krimin e organizuar.

Nisi ta testojë në Durrës, e çoi nëmë tej në të gjithë Shqipërinë. Më tej pasi krijoi të gjitha fijet, njeriun e Agasit e emëroi drejtues të Shërbimit Informativ Shtetëror. Në vend të luftojë krijimin, e t ë japë informacione për SPAK, tenton të marrë info brenda SPAK që të furnizojë krimin e organizuar. Këto nuk duhet ti diskutojmë sepse nuk na qenka fushë e veprimtarisë së Këshillit të Ministrave”, tha ai.

Bardhi nga foltorja e Kuvendit denoncoi edhe me emra ish-deputetë dhe zyrtarë socialistë të lidhur me krimin e organizuar. Ai përmendi ish-deputetin Arben Ndoka të shpallur në kërkim nga SPAK pasi nga komunikimet e aplikacionit Sky rezultoi se porosite vrasje. Edhe Rrahman Rraja, tha Bardhi, i cili ka dorëzuar mandatin 1 vit më parë ka porositur vrasje.

Gjithashtu, Bardhi denoncoi se nga Shkodra në Durrës, Elbasan e qytete të tjera nuk vendosin deputetët si përfaqësues të popullit, por bandat, si për tenderat ashtu edhe për vendet e punës. Socialistët në Kuvend, tha Bardhi, e dinë dhe e njohin këtë realitet, por nuk flasin, duke shtuar se edhe në radhët e PS ka të ndershëm.

“Na keni sjellë këtu vrasës. E kuptoni ku e keni çuar ju shtetin? Nga njëra anë deputetë, zonja të nderuara të të dy krahëve, që kishin në krah vrasës, trafikantë prostitutash, trafikantë droge dhe ne nuk duhet të diskutojmë për këto? A ishte Arben Ndoka këtu, e kishit ju kolegë, ulej me ju në mbledhje grupi, seancë plenare, ditën votonte ligje, natën porosiste vrasje. Ne, RAI3, BILD e shpiku? Jo, nuk e shpikën këtra. A ishte Rrahman Rraja që ditën votonte ligje, natën porosiste vrasje? Ne e thamë këtë, RAI3, BILD-i e tha? Jo, janë realitete.

Sa më shpejt ta pranoni, sa më shpejt të bëhemi bashkë. Ka edhe nga krahu këtej që janë të ndershëm që e duan Shqipërinë, si të mos luftojmë ne krimin e organizuar, përfshirjen e tij në institucione, pyesni në zonat tuaja për tenderat, pyeteni ju apo krimi i organizuar. Ku janë deputetët e Shkodrës? Vendosin ata se kush do punësohet apo Bajrat? Në Durrës kush vendos deputetët apo bandat? Bandat. Në Elbasan e dini kush vendos? Ju i dini por nuk reagoni”, tha Bardhi. /ZOOM.AL/