Aplikacion
Nga pamjet shihet se protestuesit po tentojnë të çajnë gardhin policor përpara Kuvendit. Ndërsa, protestuesit u përpoqën të çajnë gardhin, policia është përgjigjur me spraj lotsjellës.
Teksa me debate të ashpra po shoqërohet sot edhe seanca parlamentare. Bardhi Bylykbashi akuzuan rëndë Nikollën për përjashtimin e Berishës nga grupi i PD. Kurse Noka e quajti “përfaqësuese e denjë e narkoregjimit dhe turp të Parlamentit”.
Por edhe deputeti i PD Luan Baçi tha se parlamenti nuk mund ta përjashtojë Berishën. Baçi theksoi se mazhoranca po shkel ligjin dhe Kushtetutën. Ndërsa, më pas kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën.
“Para jush ju keni marrë vendim, që të fusni në grupin parlamentar, disa deputetë të përjashtuar. Kë standard të marrim? Jeni me dy standarde dhe jeni në shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës. Grupi Parlamentar iu ka sjelë listën e plotë, kërkesën e plotë”, tha Baçi. /ZOOM.AL/
Kurti lavdëron jetëgjatësinë e qeverisë së tij, por kritikët vënë në dyshim rezultatet