zoom

Lajme

Rama sulmon RAI 3: Baltë dhe spektakël me gjysmë të vërteta! Meloni: Fushatë denigruese ndaj jush

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për mediat me homologen e tij italiane Georgia Meloni, pas vizitës në qendrën e pritjes së emigrantëve në Shëngjin, kritikoi shkrimet e mediave italiane.

Rama deklaroi se mafia shqiptare nuk ekziston dhe se mediat e Italisë kanë thënë gjysmë të vërteta. Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se u hodh baltë mbi Shqipërinë, ndërsa synimi i vetëm ka qenë të sulmohej marrëveshja mes dy vendeve mbi emigrantët.

“Gazetarë italianë, më lejoni të shkreh lehtësimin e kënaqësinë t’ju shoh të gjithëve këtu shëndoshë e mirë, pasi sipas një gazeta italiane këtu veprojnë bandat që merren me trafikun e qenieve njerëzore. Gazeta e të nesërmes thotë se po merrej edhe prokuroria me këtë fakt. Megjithëse prokuroria edhe e krimeve të Rënda na ka sqaruar se diçka e tillë nuk ekziston. SPAK thotë që nuk ekzistojnë premisat për të folur në lidhje me një mafie shqiptare që përdoret për të hedhur baltë mbi Shqipërinë, nuk mund të flasim për grupe të ngjashme me Ndragetën apo Cosa Nostaa.

Shpreh shqetësim për gjysmë të vërtetat që janë thënë në Itali. U hodh baltë për të sulmuar marrëveshjen mes dy vendeve për emigrantët. Duhet të turpërohen të gjithë atë që të drejtën për të kundërshtuar marrëveshjen e kanë shndërruar në abuzim të pushtetit të katërt”, tha ai.

Kurse Kryeministrja italiane Georgia Meloni, po mban një konferencë të përbashkët me Edi Ramën nga kampi në Shëngjin.

“E lumtur që jam këtu dhe kam rastin të takoj kryeministrin Rama që pati mundësinë të verifikonte situatën ku ndodhen punimet. Vendet tona janë dy vende mike, vende që historikisht kanë bashkëpunuar dhe fdoja ta falënderoja edhe popullin shqiptar për mundësinë dhe ndihmën ëqë na dhanë që të realizonim këtë marrëveshje. Shpresoj të ketë shembull edhe për BE. Përsëris afërsinë mes dy vende, për sulmet që i janë bërë Ramës dhe qeverisë së tij. Qeveria shqiptare nuk ka bërë asgjë veçse na ndihmoi.

Ishte një fushatë denigruese ndaj qeverisë shqiptare. Nuk është hera e parë që Rama e Shqipëria i ofrojnë bashkëpunim Italisë”, tha ajo.

Ajo tha se herë tjetër me të tilla marrëveshje nuk do të rrezikojnë që të komprometohen marrëdhëniet e fqinjësisë.

“E thash edhe gjatë fjalës time, mendoj se qasje e vërtetë nuk është që të sulmohet qeveria shqiptare apo populli shqiptar. Po janë pozicione të ligjshme të legjitimuara dhe që janë armiqësore ndaj qeverisë italiane. Luajnë në këndvështrimin e tyre, duke shpalosur qëndrimin e tyre. Mendoj se duhet vlerësuar fakti që për të goditur, sulmuar qeverinë italiane, goditet dhe sulmohet një partner ndërkombëtar. S’po dëmtohet vetëm qeveria italiane, por dhe Italia si vend.

Pavarësisht suksesit të marrëveshjes, përfshihet vendi për këtë përbaltje. Rrezikojmë që t’i shkaktojmë një dëm të gjithë vendit. Shpreh gatishmërinë që ta hedhim poshtë këtë përbaltje. Në të ardhmen do të jemi më të vëmendshëm ndaj propozimeve që realizojmë. S’mund të rrezikojmë dhe të komprometojmë marrëdhëniet e fqinjësisë. Këtë e kam bërë në opozitë, por sot kam vendosur që mos ta bëj më”, tha ajo.

Kryeministri Edi Rama i ka konsideruar spektakël gjysmë të vërtetash akuzat ndaj marrëveshjes me Italinë për emigrantët.Në fjalën e tij nga Shëngjini ku po mban një konferencë të përbashkët me kryeministren italiane Meloni, Rama tha se kjo marrëveshje mund edhe të rezultojë jo e duhur, por shtoi se ajo është bërë me zemër. Sipas tij qeveria italiane do të jetë gjithmonë për Shqipërinë qeveria e një vendi me të cilin na lidh miqësia dhe aleanca.

Rama tha:

“Askush nuk ka vendosur që ta vendoste Shqipërinë dhe Shqiptarët në zemër të Europës. Mund të kemi dyshime për çdo gjë. Do të shihet nëse do të jetë një marrëveshje me vlerë apo gabim. Por nëse është gabim, e kemi bërë me zemër dhe jo nga llogaritë e egra. Në vend që të flasin dhe të flasin, u përpoqëm që të bëjmë. Ne vendosëm pa ndenjur në vend siç bënin priftit e Kostandinopojës që flisnin për seksin e ëndërrt. Shpresoj që trazimi që kam në shpirtin tim, për faktin që kam jetuar si kryeministër i këtij vendi të gjithë këtë spektakël i gjysmë të vërtetave. Dua të falënderoj Georgian, kryeministren e një vendi që jemi të lidhur me një mënyrë të pandashme.

Italia ka qenë një partner. Duhet të jemi të dobishëm. Me të gjithë kemi pasur një marrëdhënie vëllazërie, dhe të gjithë kanë bërë më të mirën e tyre për të na ndihmuar. Shokët e mi të së majtës italiane shprehin konsiderata se si vepron qeveria shqiptare. Por tesera në një fushë politike veprimi nuk ka të bëjë për ne. Qeveria italiane do të jetë gjithmonë qeveria e një vendi me të cilën na lidh një mundësi e veçantë. Madje të mendoje, mirë do të ishte sikur të bashkonim vendet tona, dhe partitë politike po ashtu dhe gazetarët”. /ZOOM.AL/