Aplikacion
Bardhi tha se i vetmi prokuror në Shqipëri që nuk ka kaluar vetingun dhe është sot në sistem është Bledar Valnikaj, bashkëshorti i Ermonela Felajt. Përfaqësuesit e KLP thanë se ka vetëm një rast që është prokuror pa kaluar vettingun dhe ai është magjistrat.
“I vetmi prokuror në Shqipëri që i është shmangur vetingut dhe është sot në sistem është bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj, zoti Bledar Valnikaj”, u shpreh ai, teksa përfaqësuesit e KLP iu përgjigjën.
Debati te Ligjet:
Bardhi ngre pikëpyetje dhe pyet KLP: A ka prokuror që ushtron sot funksionin dhe nuk ka kaluar në vetting? Sot duhet të dijë gjithkush se i vetmi prokuror që nuk i është ushtruar vettingut e as sistemit të hyrjes rishtas në sistem.
KLP: Ka vetëm një rast që është magjistrat.
Bardhi: Prokurori Bledar Valnikaj, bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj. Është i vetmi prokuror në Republikën e Shqipërisë që nuk i është nënshtruar vetingut në asnjë komponent. Kushtetuta thotë që çdo prokuror që do të rrijë në sistem duhet t’i nështrohet Vettingut. Sot i vetmi prokuror në Shqipëri është Bledar Valnikaj, që nuk ka kaluar sistemin e vettingut. Po ashtu ka një shqetësim që në të njëjtin institucion janë emëruar 4 anëtarë të një familje. Këtu ka të bëjë me vendimmarrje në konflikt të interesit. /ZOOM.AL/
Stadiumit 35 mln euro i prishet ekrani! Biletat deri ne 300€, por s’kane lekë as për një ekran