Aplikacion
“Për pasojë kanë mbetur të plagosur disa banorë, në mesin e tyre edhe fëmijë”, tha Lysak. Ushtria ruse sulmon rregullisht rajonet e popullurara të Ukrainës me lloje të ndryshme armësh, përfshirë dronë sulmues e raketa. Pavarësisht provave dhe dëshmive, Moska mohon se sulmon zonat civile.
Ajo ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Misioni i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë ka verifikuar, deri më tash, të dhënat për vrasjen e 10.810 civilëve në Ukrainë dhe plagosjen e 20.556 të tjerëve.
Por, kjo organizatë thekson se numri real i viktimave civile është shumë më i lartë./REL/