Aplikacion
Si rezultat i kontrolleve, u gjetën në fshatin Hadëraj 334 bimë narkotike cannabis sativa. U identifikua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve. Policia tha se punon për kapjen e tij.
“Gjatë kontrolleve të kryera me mbështetjen e punës së inteligjencës policore, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar, të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë kanë gjetur të mbjella në fshatin Hadëraj, 334 bimë narkotike. Nga hetimet e kryera është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i këtij rasti kultivimi, shtetasi A. C., 30 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet