Aplikacion
Sasia e lëndës narkotike u kap të shtunën, në vijën e dytë të kontrollit në Portin e Durrësit, e fshehur në një vend të posaçëm. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura.
Para hetuesve Arjan Doçi, 39-vjeçari i arrestuar për tentativën e trafikimit të 7.3 kilogramëve kokainë drejt Anglisë me një automjet furgon të agjencisë së udhëtimeve “Bledi Trans”, ka treguar se e bën prej vitesh rrugën Shqipëri-Angli dhe anasjelltas, por kjo ishte hera e parë që merrte drogë.
Doçi ka deklaruar se kokainën e kishte marrë nga një person në Tiranë, por që nuk e dinte identitetin dhe kishte pranuar ta dorëzonte në Angli sipas koordinatave që ai i kishte dhënë.
Arjan Doçi dhe Mentor Çuni janë kushërinj me njëri-tjetrin. Prokuroria po heton për dërguesit dhe pritësit e porosisë në ishull, pasi beson se pas qëndron një organizatë kriminale. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë