Aplikacion
Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse u raportua se ka ndodhur në një lokal në zonën turistike Razëm dhe policia konfirmoi se nisi hetimet menjëherë. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe ngjarja ndodhi orët e para të ditës së sotme, duke mos lënduar njeri për fat të mirë, por me dëme të shumta materiale.
Lokali rezulton se është në pronësi të Ferdi Stërkaj, kryetar i Rithemelimit të PD Malësi e Madhe, ish-kryetar i ish-komunës Shkrel. Policia e Shkodrës njoftoi se “po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”. Pista e parë mbetet ajo për shkak të detyrës, pa përjashtuar konfliktet me motive të tjera, që po verifikohen. Nuk përjashtohen ato për konkurrencën, por edhe detyrën e komunarit në të kaluarën.
Stërkaj ka dëshmuar se nuk ka konflikte, teksa po verifikohen kamerat e sigurisë në zonë e po kryhen shoqërime personash të dyshuar.
Ferdi Sterkaj u zgjodh më 19 maj kryetar i rithemelimit të PD në Malësi të Madhe, ndërsa ishte kandidat i vetëm në listë, pasi kandidatët e tjerë u dorëhoqën.
“Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin zyrtar. /ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet