Aplikacion
48-vjeçari nga Patosi ka përdorur tre emra të ndryshëm, i pari është Azdren Qazim Muharremi, i dyti Jasona Panajot Mërkuri dhe emri i tretë Andrea Panajot Mërkuri.
Muharremi në Greqi njihej me emrin Andrea, emër me të cilin është arrestuar më parë për drogë në Turqi, nën identitetin Andrea Mërkuri, 54 vjec, lindur në Gjirokastër, ndërsa ishte i shpallur në kërkim prej vitit 2017 në Greqi dhe më pas i dënuar me 20 vjet burg dhe 100 mijë euro gjobë për drogë nën identitetin Jasona Mërkuri, 54 vjec, lindur në Gjirokastër.
Nën identitetin e fundit rezulton edhe pronar i një biznesi shitje rrobash tek “Rruga e Durrësit” në Tiranë të rregjistruar në maj 2015. Veç identiteteve shqiptare, Muharremi kishte edhe dokumenta greke nën emrat Andrea apo Jasona Mërkuri.
Një ditë më parë në portin e Pireut në Greqi u kapën 210 kilogram kokainë të cilat kishin ardhur nga Panamaja dhe kishin si destinacion Shqipërinë.