Aplikacion
Këta dy shtetas sipas letër-porosisë dhe dosjes penale, kanë vrarë në vitin 2008 një shqiptar në Athinë.
Gjatë një konflikti për motive të dobëta, mbeti i vrarë shtetasi A. Xh., dhe u plagos një tjetër dhe për këtë ngjarje autoritetet greke mundën të identifikonin dhe ndalonin vetëm njërin prej tre autorëve të dyshuar të ngjarjes.
Policia shqiptare bëri të mundur arrestimin e dy autorëve të tjerë, përkatësisht 41 dhe 52 vjeç.
Njoftimi zyrtar:
“Bashkëpunimi dhe hetimet e përbashkëta mes Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë me homologët e Athinës, si dhe mes prokurorive respektive çoi në identifikimin dhe ndalimin e dy shtetasve të dyshuar si bashkëautorë të vrasjes së një 25-vjeçari shqiptar në Athinë, ngjarje e ndodhur në vitin 2008.
Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në zbatim të letër porosisë të dërguar nga Athina me qëllim identifikimin e dy autorëve të tjerë të ngjarjes së ndodhur më datë 06.12.2008, në bashkëpunim me Prokurorinë rihapën hetimet për identifikimin e dy bashkautorëve të tjerë të vrasjes së 25-vjeçarit.
Në vitin 2008 gjatë një konflikti për motive të dobëta, mbeti i vrarë shtetasi A. Xh. dhe u plagos një tjetër dhe për këtë ngjarje autoritetet greke mundën të identifikonin dhe ndalonin vetëm njërin prej tre autorëve të dyshuar të ngjarjes. Si rezultat i hetimeve Policia e Korçës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, bëri të mundur identifikimin dhe ndalimin e shtetasve:
G. L., 41 vjeç, banues në Elbasan dhe A. T., 52 vjeç, banues në Tiranë, për të cilët Prokuroria kishte nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Vijojnë hetimet e përbashkëta në lidhje me dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe ekstradimin e tyre drejt shtetit grek. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë”. /ZOOM.AL/