Aplikacion
Nga hetimet e deritanishme rezulton se Astrit dhe Aldo Avdylaj, xhaxha e nip, kishin në plan që të vrisnin Durim Bamin. SPAK ka dyshime se Astrit Avdylaj ishte kreu i bandës kriminale, teksa më parë janë akuzuar për dosjen e bujshme “339” dhe atë “Vol-Vo 4”.
Ndërkohë, në kërkim është shpallur i forti i Shkozetit, Fatmir Troplini, i njohur si “Miri i Pojës”, i cili thuhet se kishte plan për të vrarë Preng Gjinin.
Sakaq, raportohet se për Ervis Doçin, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës” ka pasur vetëm urdhër për kontroll në banesë dhe jo urdhër-arresti. Por ndaj tij ka isur edhe një hetim pasuror. Paraprakisht nga ky operacion bëhet me dije se janë sekuestruar deri tani 3 mln euro asete e pasuri.
Madje sipas hetimeve, rezulton se pikërisht gjatë kontrollit nga RENEA në banesën e Troplinit, u gjetën 3 milionë euro cash.
Në listën e SPAK janë drejtues të grupeve dhe anëtarë të dosjeve të bujshme si “Metamorfoza” dhe “339”. Në kërkim ndodhet ish-deputeti socialist Arben Ndoka, që besohet se është arratisur dhe po fshihet në Dubai, Plarent Dervishaj gjithashtu, kunati i Lulzim Berishës.
Emra të tjerë janë Ervis Martinaj, “mbreti i kumarit” i zhdukur prej dy vitesh, armiqtë e tij, Indrit Dokle dhe vëllezërit e klanit “Duka”. Po kështu Durim Bami dhe Avdylajt, që kishin përplasje mes tyre. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë