zoom

Lajme

Berisha: Dumani mori para nga ish-deputeti Arben Ndoka

Gjatë fjalës në tubimin qytetar, kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi Altin Dumanin se ka marrë qesen me para nga Arben Ndoka, në lidhje me vrasjen e Bardhok Pllanës, të realizuar nga fisi i Bajrave.

Berisha thotë se është e turpshme se si në një ditë SPAK ka lëshuar 50 urdhër arreste dhe askush nuk është arrestuar.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

Të dashur miq, Altin Dumani, kreu i organizatës kriminale që quhet Skrap, do të hyjë në Gines si sharlatani më i madh në luftën kundër krimit.

Ky kriminel pasi u mor dhe shiti të dhënat, dëshmitë e kushëririt të tij seria killer, dje bëri bllofin e radhës.

Deklaroi se ka prerë 50 urdhër-arreste.

Miq, ky sharlatan është për analet e turpit të historisë.

Asnjë i arrestuar në 50 urdhra të lëshuar.

Ky është operacioni i turpshëm i Taulant Ballës dhe Altin Krimit.

Miqtë e mi, cilido që ka lexuar dosjen Metamorfoza, aty shkruhet e zezë mbi të bardhë se baroni i drogës, investitori strategjik i Edi Ramës, Kolomboja i Taulant Ballës, eliminoi Bardhok Pllanën me Bajrët.

Jo vetëm kaq, por aty shkruhet se Arben Ndoka na dha ndihmë të çmuar duke nxjerrë në pritë viktimën e tyre.

E kam ndjekur me shumë vëmendje, isha i sigurt se Altin Dumani do merrte qesen e parave dhe do njoftonte Arben Ndokën t’ia mbathte nga Shqipëria.

Arben Ndoka sot është në Dubai, kurse Altin Dumani është në turpin e tij në zyrën e shtetit.