Aplikacion
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me mega-operacionin e iniciuar nga SPAK për të cilin janë lëshuar 50 urdhër-arreste.
Aksioni ka nisur në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që konsiderohet si operacioni më i madh i ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme për goditjen e grupeve kriminale, pas atij “Plumbi i artë” dhe “Metamorfoza”.
Konfirmohet se urdhër-arresti janë lëshuar për kunatin e të arrestuarit dhe ekstraduarit nga Spanja, Lulzim Berisha, i akuzuar si kreu i “Bandës së Durrësit”, Plarent Dervishaj dhe mikun e tyre Indrit Dokle. Të tre të identifikuar si armiq të “mbretit të kumarit”, Ervis Martinaj.
Mësohet se ka pasur urdhër-arreste për pjesëtarë të fisit Abdylaj lidhur me dosjen 339, disa prej të cilëve nuk janë gjetur. Po zhvillohen ende kontrolle për kapjen e Ervis Doçit, i njohur me nofkën Visi i Pojës. Aksioni po kryhet në akset Durrës-Tiranë-Lezhë.
Janë ushtruar gjithashtu kontrolle në banesën e Leonard dhe Elis Duka, kundërshtar të Ervis Martinajt. Operacioni lidhet me një sërë atentatesh të shtrija gjatë në kohë, me pagesa të majme për killera dhe me qëllim nga hakmarrja dhe larja e hesapeve, te kontrolli i territorit për bizneset ilegale dhe kryesisht narkotrafikut brenda dhe jashtë vendit. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë