Aplikacion
Nga informacionet paraprake mësohet se Balluku po merret në pyetje nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, por çështja për të cilin po pyetet nuk është bërë ende e ditur për median.
Marrja e Ballukut në pyetje vjen vetëm pak javë pasi krahu i djathtë i saj, Evis Berberi, që drejtonte Autoritetin Rrugor Shqiptar, u arrestua i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash.
Po ashtu, një tjetër emër i afërt i Ballukut, drejtori i Tatimeve, Ceno Klosi është vënë nën hetim nga SPAK për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve.
Në shtator të vitit të shkuar, gazetarja, Klodiana Lala zbuloi se hetuesit e Byrosë Kombëtare te Hetimit kishin zbarkuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kanë sekuestruar celularët e dy punonjësve.
“Hetuesit e BKH zbarkuan dy ditë më parë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe sekuestruan celularët e dy punonjësve. Të tërë në Ministri janë të frikësuar se çdo dalë nga komunikimet. Erëra të forta po fryjnë!”, shkruante Lala, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet