Aplikacion
Ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur tek zona e “21 Dhjetorit”, kurse viktima është identifikuar si Rafije Abedini, 73 vjeçe.
Viktima është gjetur pa jetë në banesë, ndërsa nga këqyrja paraprake rezulton se ka pasur edhe gërvishtje në fytyrë, që mund të kenë ardhur nga ndonjë aksident apo konflikt i mundshëm.
Por sipas mbesës së saj, ajo vuante nga shumë patologji dhe kohët e fundit sëmundjet ishin përkeqësuar dhe nuk lëvizte dot. Edhe policia dyshon për vdekje natyrore, kurse gërvishtjet të kenë ardhur nga rënia pas humbjes së ndjenjave, teksa pritet rezultati i ekspertimit mjeko-ligjor.
Njoftimi zyrtar:
“Më datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në rrugën “Sulejman Pitarka”, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja R. A., 73 vjeçe, e cila nga verifikimet paraprake rezulton se kohët e fundit kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe vuante nga disa sëmundje të ndryshme.
Nga veprimet e para hetimore, të kryera në vendngjarje, rezulton se shtetasja R. A., është rrëzuar disa ditë më parë dhe nuk ka dëmtime ose shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, por për të përcaktuar në mënyrë përfundimtare shkakun e vdekjes pritet ekspertiza e thelluar nga IML”. /ZOOM.AL/