Aplikacion
Sot, në “Air Albania”, në stadiumin ku do të zhvillohen ndeshjet e fundit të këtij sezoni, janë përcaktuar dy çiftet gjysmëfinaliste me anë të shortit. Goglat vendosën përballë në këtë fazë Egnatia-Vllaznia, Partizani-Skënderbeu.
Të gjitha ndeshjet e “Final Four” do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, në periudhën 17-26 maj. Gjysmëfinalja e parë do të luhet më datë 17 maj, duke nisur nga ora 20:00, ndërsa gjysmëfinalja tjetër në po të njëjtën orë më 19 maj.
Finalja për vendin e tretë/katërt është programuar të luhet më 24 maj, ora 19:00, ndërsa finalja e madhe për titullin kampion më 26 maj, ora 19:00. /ZOOM.AL/
“Evropa po mban frymën dhe po ripozicionohet”- Ç’do të thotë fitorja e Trumpit për NATO-n