zoom

Lajme

Mediat sportive në një zë: “Skandal!”. Në Gjermani tërbohen me arbitrin, në Madrid vijon festa

Në Madrid po festojnë prej mbrëmjes së djeshme. Finalja e radhës e Champions është motivi, por opinioni mbarëbotëror tashmë është i bindur: Ky Real nëse nuk e meriton, ndihmohet në mënyrë skandaloze dhe të hapur nga gjyqtarët!

Ashtu siç ndodhi mbrëmë në takimin e përmbysur 2-1 dhe që çoi “los blancos” në Uembli, finalen e 1 Qershorit. Ancelotti e ka quajtur finale të merituar, teksa Joselu shprehu gëzimin për dygolëshin e tij historik, edhe pse 34 vjeç. Vinicus ka tejkaluar limitet dhe ekipi në delir për trofeun e 15-të, pavarësisht se tifozëria rivale zien nga tërbimi dhe pritet qendrimi zyrtar i UEFA-s.

Dhe nga Gjermania në Spanjë, e deri në Angli, Real-Bayern pushtoi faqet e para të mediave sportive, mbi të gjitha për të episod që prodhoi fundi i ndeshjes, goli i anuluar i Bayern. Në Gjermani mediat nuk përdorin lojëra fjalësh:

“Skandal”, shkruan Bild.

Në Spanjë, katër të përditshmet janë të ndara, kjo ishte e pritshme. Marca dhe AS, dy mediat pranë Realit, ishin në festë:

Kjo mrekulli na dërgoi në Wembley, ishte titulli kryesor i AS.

Sport dhe Mundo Deportivo, dy të përditshmet pranë Barcelonës, kishin një tjetër këndvështrim:

“Në finale me polemika”, shkuan Sport. “Polemika epike”, ishte titulli i Mundo Deportivo. Kjo sfidë gjeti hapësira edhe në mediat angleze.

Bayern e ndjek mallkimi i Harry Kane, pasi në vitin e tij të parë në Mynih, pasi u largua nga Tottenham, sulmuesi doli sërish duar bosh, zero tituj. Këtë përballje e humbi përballë Jude Bellingham. Ky ishte titulli i “The Sun”, që gjithashtu nuk harron gafën skandal;oze të gjyqtarit polak. /ZOOM.AL/