Aplikacion
Intervista me titull “Oprah with Meghan & Harry: A Special CBS Primetime” është nominuar në kategorinë “Seria e Çuditshme e Jetëshkrimit të Famshëm ose Kategoria Speciale” në Emmy Awards 2021.
Fituesit do të shpallen në edicioni e 73-të të Emmy-s më 19 shtator, ndërsa në njëjtën kategori janë nominuar “Stanley Tucci: Searching For Italy” dhe “My Next Guest Needs No Introduction With David Letterman”.
Meghan dhe Harry kanë folur pa dorashka, duke vendosur në tension familjen mbretërore prej të cilëve s’kemi ende asnjë reagim.
Fillimisht, ata zbuluan gjininë e bebushit numër dy. Djali i tyre Archie do të bëhet me motër dhe çifti është në qiellin e shtatë nga lumturia!
Madje, Harry dëshiron ta mbyllë këtu me fëmijët, pasi ndjehet i plotësuar.
Në hyrje të intervistës, Meghan Markle rrëfen se i dukej vetja si personazh i një tregimi, pasi hyri në mënyrë tepër naive në familjen mbretërore, pa mësuar asgjë më herët për ta.
“Isha e dashuruar. Nuk kisha hyrë as të kërkoja në google për ta. Më dukej vetja si personazh i një tregimi”.
Përralla nisi të “shkatërrohej” pas martesës, kur problemet nisën njëri pas tjetrit, por pikë së pari duhet të dimë diçka që dyshja s’na e ka treguar më parë! Kurorëzimi i vërtetë është bërë tre ditë para dasmës që e gjithë bota pa në ekran.
“U martuam vetëm, pa askënd pranë veç zyrtarit të mbretërisë që do drejtonte ceremoninë, sepse donim një moment tonin para se të shikonte gjithë bota spektakël”, ka rrëfyer Megha, e cila tregon se tashmë ata ruajnë një foto nga ajo ditë, të cilën e kanë vendosur në kokën e krevatit.
Meghan dhe Harry nuk folën në asnjë moment në mënyrë direkte për familjen mbretërore ose mbretëreshën. Ata iu referuan shkaktarit të problemeve të tyre me emrin “institucioni”, pa dhënë një emër të përveçëm.
“Kur u martova nisën problemet. Unë bëja gjithçka më thonin sepse mendoja se isha e mbrojtur, por kjo jo vetëm që nuk ishte e vërtetë, por ata ishin gati edhe të gënjenin”- pranoi Dukesha.
Madje, situata u bë aq e vështirë për të, sa në një pikë deshi edhe të vetëvritej për t’i thënë fund jetës.
“Akumulova shumë për muaj të tërë derisa arrita në pikën që nuk doja më të jetoja. I kërkova ndihmë burimeve njerëzore të ‘institucionit’ dhe përgjigja që mora prej tyre ishte që nuk më ndihmonin dot se nuk ishte pjesë xheniuine e familjes mbretërore. I thoja Harryt që nuk ndihesha e sigurt dhe kisha frikë të rrija vetëm në shtëpinë tonë”, tregoi Meghan.
Gjithashtu, Duka pranoi se i vinte turp të tregonte për gjendjen e partneres së tij, pavarësisht se donte ta ndihmonte me çdo kusht.
“Ndihesha i mbytur dhe vetëm njohja me Meghan më largoi nga aty. Ishte ajo që më gjeti rrugën e daljes nga ai ambjent”, tregon ai.
Por prisni se ka akoma! Meghan e ka akuzuar “institucionin” për racizëm kur ishte shtatzënë me Archien, pasi njëri prej antarëve i ka thënë Harryt se fëmijës nuk do i jepej asnjë titull, pasi nuk dihej sa e errët do ishte lëkura e foshnjës.
Po marrëdhënia e Meghan me Kate Middleton? Kur mediat shkruan se ajo e bëri dukeshën të qante, e vërteta ishte ndryshe.
“Ishte Kate ajo që më bëri mua të qaj. Madje edhe më kërkoi falje më pas”, ka shtuar Meghan.
Harry gjithashtu u rrëfye për marrëdhënien e tij me të atin:
“Kur dolëm nga familja mbretërore, ai nuk më përgjigjej në telefon për shumë kohë. Tani gjërat janë zbutur pak, por prap nuk janë mirë. Megjithatë ai është im atë dhe e dua shumë.”
Përsa i përket raportit me Princin William, Harry tregoi se është në pauzë, por e do shumë të vëllain.
Duka pranoi se largimi i tyre nga Pallati Mbretëror dhe heqja dorë me dëshirë nga titujt ishte që të mos përsëritej e njëjta histori si me mamanë e tij, princeshë Dianën.
A kanë mbështetje nga familja mbretërore? Sigurisht që jo! Harry jeton me ato që i la e ëma para se të vdiste dhe kontratën që ka lidhur me Netflix dhe Spotify.
Ata u treguan të rezervuar përsa i përket mbretëreshës. Meghan tha se e ka pëlqyer gjithmonë atë dhe shoqërinë e saj, ndërsa Harry pranoi se e respekton dhe komunikojnë në Zoom herë pas here.
“Ky është një fillim i ri për ne dhe duam të shohim para, pasi thamë të vërtetën tonë”- tha çifti në mbyllje të intervistës.