Aplikacion
Dyshohet se shkak i kësaj ngjarje të rëndë tragjike ka qenë dhuna që bashkëshorti, Erdgys Arrazi, ka ushtruar ndaj saj dhe fëmijëve, si dhe lidhja e tij jashtëmartesore. Gjykata e Shkodrës gjithashtu sapo ka dhënë edhe masën “arrest me burg” ndaj 41-vjeçarit.
Trupi i nënës që është viktima e katër u gjet në fshatin Pentar të njësisë Dajç. Gjetja e trupit të pajetë u bë nga palombarët e forcave RENEA. Tashmë me gjetjen e nënës përfundon operacioni i gjetjes së katër kufomave të familjes Arrazi, nënës dhe tre fëmijëve, teksa do mbahet edhe ceremonia e tre trupave të tjerë, pasi vajza e madhe u përcoll më herët.
Të dielën e 5 majit, në mënyrë rastësore, nga një peshkatar i zonës u gjet trupi i vajzës 9-vjeçare. Ndërkohë pas kërkimeve të panderprera u gjet edhe trupi i dy fëmijëve të tjerë, më pas edhe nënës së tyre. Ndërkohë nga ana tjetër Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Erdgys Arrazin, babanë, i cili akuzohet se ka nxitur gruan e tij dhe fëmijët drejt vetëvrasjes, akuza që i ka mohuar.
Si ndodhi ngjarja tragjike
Mbrëmjen e 3 majit, Erdgys Arrazi ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka dëshmuar që ka humbur kontaktet me bashkëshorten e tij, Almën. Ai i ka thënë policisë se gruaja ka marrë tre fëmijët e tyre dhe është larguar nga banesa dhe se nuk ka asnjë informacion për ta se nga mund të kenë shkuar. Policia nuk dihet ende se çfarë veprimi ka ndërmarrë, por ka qenë një informacion i shkuar te motra e gruas së zhdukur, e cila ka mbërritur në komisariatin e Shkodrës duke fajësuar për zhdukjen pa gjurmë të motrës dhe të fëmijëve të saj pikërisht Arrazin.
Policia ka shkuar menjëherë në banesën e Erdgys Arrazit, një emri jo të panjohur për ta dhe krejt strukturat e hetimit dhe të gjurmimit të krimit, në Shkodër e përtej, dhe i kanë komunikuar faktin se është gjendur trupi i pajetë i së bijës në brigjet e Bunës. Erdgysi ka reaguar ftohtë në momentin që i është treguar për të bijën, ndërkohë që policia i ka vënë prangat duke e akuzuar për dhunë në familje dhe shtyrje në vetëflijim. Ai ka mohuar edhe në momentin e prangosjes, por edhe në polici të ketë ushtruar dhunë.
Ka pranuar se ka pasur konflikte me bashkëshorten, por ka mohuar në mënyrë kategorike të ketë ushtruar dhunë ndaj fëmijëve. Mirëpo në polici ishte lënë më herët dëshmia e kunatës së tij, motrës së Almës, e cila sapo është njoftuar për zhdukjen e të motrës me tre fëmijët, ajo ka fajësuar kunatin e saj. /ZOOM.AL/