Aplikacion
Në media u lakua edhe Luana Vjollca, e cila ishte në garë për këtë format së bashku me Osmanin. Por kjo e fundit duket se e ka ftuar “konkursin” dhe do të rikthehet sërish si prezantuese e programit shumë të dashur për shqiptarët.
Aq shumë e kërkojnë njerëzit rikthmin e “Big Brother” sa nuk lënë rast pa e pyetur Arbanën se kur do të nisë transmetimi. Ajo ka postuar sot në Instagram një video, në të cilën shihet duke parë një film në shtëpi bashkë me partnerin e saj, Eduart Grishaj. Arbana ka pyetur ndjekësit nëse e gjejnë dot titullin e filmit dhe interesi për disa prej tyre ka qenë 0 për këtë pjesë.
Ndjekësit nuk janë aspak kurioz për filmin, por vetëm për një çështje “Kur do të nisë Big Brother VIP”.
Kjo është pyetja që Arbanës i është bërë me qindra e mijëra herë dhe që mesa duket i ka ardhur në majë të hundës me të.
“Historia e jetës sime”, është përgjigjur Arbana pasi një ndjekëse i ka bërë këtë pyetje.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me programin, ndaj teleshikuesve do ju duhet të presin me shumë mundësi deri në sezonin e vjeshtës për të mësuar diçka.