Aplikacion
Megjithatë UEFA shton se ky vendim nuk është i detyrueshëm, pasi ekipet finaliste do të kenë mundësi të grumbullojnë nga 23, deri në 26 lojtarë për në finalet e “Euro 2024”, sipas dëshirës së tyre.
Sipas rregullores që UEFA ka vendosur për Kampionatin Europian, lista me lojtarët e grumbulluar duhet të dorëzohet deri më datë 7 qershor 2024.
Shqipëria do ta nisë rrugëtimin në Europian më datë 15 qershor ndaj Italisë dhe tekniku Silvinjo ka qenë kundër zgjerimit të listës me 3 lojtarë. Tani mbetet të shihet se si do veprojë braziliani, nëse do i qëndrojë idesë së tij.
Sfida do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”. Katër ditë më pas, më datë 19 qershor 2024 kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë të Europianit kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”.
Ndërsa ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor 2024 në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21:00. /ZOOM.AL/
Një zyrtar i lartë i policisë, në prangat e SPAK në operacionin e dosjes së Suel Çelës