zoom

Aktualitet

Manja takohet me kryeprokurorin Çela dhe kreun e SPAK-ut: T’u garantohet profesioni pas mandatit

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mbajti sot edhe një takim me kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

Në fjalën e tij për mediat pas përfundimit të takimit, Manja foli edhe në lidhje me kërkesën e kreut të Prokurorisë së Posaçme, për qartësim të statusit të prokurorëve pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar.

“Lidhur me kërkesën e kreut të SPAK për të qartësuar statusin e prokurorit pas mandatit 9 vjeçar. Tjetër gjë është e drejta që parashikon, ligji tjetër gjë është garantimi i ushtrimit të profesionit. SPAK është prokurori dhe baraz me Prokurorinë e Apelit.

Prokurorët e SPAK do t’u duhet të garantohet profesioni në Prokurori Apeli. Sot Kushtetuta ka këtë parashikim, por prisni janë në vitin e pestë në momentin që do të shtrohet kërkesa e tyre të jeni të bindur si ministër pa diskutim jam në krahun e tyre. Kur të shtrohet ky diskutim do te kemi një qëndrim. Kushtetuta kërkon një vullnet më të gjerë se mazhoranca”, u shpreh ai. /ZOOM.AL/