Aplikacion
Bëhet fjalë për të arrestuarin Taulant Tusha, për inceneratorin e Tiranës dhe dosjen “5D”, si dhe drejtorin tjetër biznesmen ndërtimi njëkohësisht, Arben Maloku. Konkretisht pallate, hotel në Himarë, fermë dhe madje përfitim nga fondet e AZHBR apo IPARD.
Publikimin e ka bërë gazetari Flamur Vezaj në profilin e tij të rrjetit social Facebook, me një postim të gjatë, të shoqëruar edhe me dokumente.
Postimi i plotë i Flamur Vezajt:
“Familjarët e Taulant Tushës, superdrejtorit të Lali Erit, që aktualisht ndodhet në burg për çështjen e inceneratorëve dhe dosjen 5D, rezultojnë të jenë pronarë të hotelit në jug dhe përfitues nga fondacionet AZHBR-së (Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural).
Sipas fakteve të mëposhtme, del se vëllai i drejtorit Tusha, Sokoli, është bashkëpronar i Hotelit ‘RAPOS Resort’ në Potam të Himarës! Pra, ortak rezulton i kompanisë ‘RAPO SO’ sh.p.k., së bashku me familjaren e tyre B.Dika dhe shtetasin Th.Rapo!
Ky i fundit na del ortak edhe në kompaninë e ndërtimit ‘Jon Construction’ me drejtorin tjetër të Lali Erit, Arben Maloku, njëherazi ndërtues pa leje i një pallati në Tiranë!
E bukura është se ky drejtor tjetër i Lali Erit, Maloku në QKB (Qendrën Kombëtare të Biznesit), jep si adresë personale të e-maili atë zyrtar të Bashkisë së Tiranës [email protected]!!!
Pra, ky Th.Rapo na del ortak me vëllain e drejtorit Tusha në hotel në Potam të Himarës dhe me drejtorin tjetër Maloku në kompaninë ndërtimi!
Kështu që SPAK-u uroj të kontrollojë pasurinë e këtyre familjeve të drejtorëve të Lali Erit, sepse po na dalin të gjithë me hotele në jug!
Mirë, kjo e hotelit, por vëllai i super drejtorit Tusha ka përfituar edhe fonde nga BE-ja të IPARD-it, që AZHBR-ja menaxhonte dhe që BE-ja i ka ndërprerë për shkak të korrupsionit!
Sipas fotos që gjeni më poshtë, S.Tusha ka marrë rreth 197 mijë euro grant për ‘fermën’ në Kashar me arsyetimin ‘Investime në asete fizike të fermave bujqësore’!
Pra, këta drejtorë të Lali Erit, përveç tenderave të Bashkisë në emër të familjarëve kanë marrë edhe fonde IPARD-i që i ka kaluar nga AZHBR-ja për fermën në Kashar!
Kështu që SPAK-u duhet të verifikojë këto pasuri, të dyshuara se janë ngritur me ‘korrupsionin’ e inceneratorëve apo përfitimet nga tenderat e 5D që ia jepnin vetes!
Lali Eri, a ke pushuar ndonjëherë në hotelin e familjes Tusha në Potam të Himarës?
Sepse shefi yt, KM, ka qëndruar në hotelin e atij drejtorit tjetër që punonte në ujesjellësinë e Tiranës dhe i shiste ujë Bashkisë, ku punonte!”. /ZOOM.AL/