Aplikacion
Policia nisi hetimet dhe njoftoi se ka arrestuar djalin e saj, 19-vjeçarin Henri Breçani, që u izolua në Komisariatin nr.6 në kryeqytet. Adoleshenti rezulton se është konfliktuar me nënën e tij, shtetasen F. Breçani, e cila më pas ka konsumuar disa medikamente, duke tentuar t’i japë fund jetës në gjendje depresive.
Gruaja me profesion farmaciste, ndodhet në gjëndje kritike për jetën, në Repartin e Toksikologjisë. Gjatë shoqërimit, Henri Brecani ka kundërshtuar me forcë dhe ka goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë.
Sipas hetimeve, Breçani dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike. Ai i ka kërkuar para nënës së tij dhe ky dyshohet të jetë shkaku i konfliktit mes tyre. Policia është njoftuar nga QSUT, pasi F. Breçani është dërguar në spital nga të afërm të saj. /ZOOM.AL/