zoom

Lajme

Prej mëngjesit në SPAK, zbulohet se për çfarë po pyetet kryebashkiaku Veliaj. Hetohet afera e…

Prej mëngjesit të sotëm, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është paraqitur në SPAK, ku pritet të japë shpjegime për aferën e inceneratorit të Tiranës, por edhe dosjen “5D” të drejtorëve të tij të arrestuar për korrupsion apo nën hetim.

Kryebashkiaku mësohet se po jep shpjegime për aferën e inceneratorëve, në cilësinë e personit që ka dijeni, siç e parashikon edhe Kodi i Procedurës Penale për etapat e një hetimi dhe nenet përfshirëse.

Veliaj priti për 45 minuta në SPAK, pasi shkoi më herët nga ora e caktuar, derisa u thirr nga prokurorët. Veliaj është pyetur për rolin e tij. Erion Veliaj ka dhënë shpjegimë për inceneratorin. Deri tani për inceneratorin e Tiranës janë lëshuar 15 urdhër-arreste.

Prokurorët i kishin paraqitur fletë-thirrje Veliajt që të paraqitet në SPAK, sipas procedurës, pasi objekt hetimi është institucioni që drejton, teksa Opozita e akuzon për afera të shumta korruptive, abuzime dhe miliona euro.

Prej tre javësh ata protestojnë dhe kërkojnë dorëheqjen e tij para Bashkisë, duke hedhur molotov. Tubimi i radhës mbahet sot në orën 16:30, teksa zhvillohet edhe mbledhja e Këshillit Bashkiak.

SPAK nuk ka dhënë ende deklaratë zyrtare dhe i vetmi reagim ka qenë nga zyrtari i lartë socialist, ku i pari i Tiranës ironizoi opozitën me një citat nga Ruzvelt, duke kujtuar se po goditej nga armiqtë e shumtë që kishte bërë dhe se “po gjykohej nga reputacioni”. /ZOOM.AL/