zoom

Lajme

Veliaj në SPAK për t’u pyetur, ironizon opozitën me shprehjen e Ruzveltit: Më gjykoni nga…

Kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në SPAK prej mëngjesit të sotëm, ku është thirrur për t’u marrë në pyetje për çështjet e fundit të institucionit që po hetohen e kryesisht dosjen e drejtorëve të arrestuar për korrupsion, “5D”.

Teksa mediat raportojnë lajme për zhvillimet, vjen dhe një reagim nga vetë kryebashkiaku në rrjetet sociale, siç duket nga brenda godinës së Prokurorisë së Posaçme.

Veliaj s’i ka kursyer ironitë për kundërshtarët e tij, ndërsa ka reaguar përmes një story që e ka ndarë në profilin e WhatsApp-it të tij, duke cituar një nga shprehjet e famshme të Presidentit Amerikan, Frenklin D. Ruzvelt.

“Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë”, ka shkruajtur Veliaj, i cili pas SPAK-ut, do të jetë i pranishëm në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku do t’i jepet titulli “Qytetar Nderi” Ali Ahmetit dhe një rrugë në Tiranë do të marrë emrin e Remzi Hoxhës. /ZOOM.AL/