zoom

Lajme

Sherr te Ligjet për Magjistraturën, Bardhi: Hije skandali, të thirret drejtori! PS: Antikushtetuese

Po mbahet me tensione dhe akuza të forta mes palëve politike, mbledhja e radhës e Komisionit të Ligjeve. Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka folur në lidhje me atë që ndodhi mbi Shkollën e Magjistraturës, duke e quajtur skandal dhe kërkoi shpjegime.

“Nuk mund të bëjmë sikur nuk e kemi parë atë që ka ndodhur në konkursin e Shkollës së Magjistraturës. Kemi parë në media, që lista e fituesve është shtuar 3 herë. Ne si komision do duhet të thërrasim në pyetje Drejtorin e Shkollës së Magjistraturës. Nëpërmjet këtij Komisioni të informohet edhe opinioni publik. Të kuptohet se çfarë ka ndodhur.

Është hera e parë që ky proces vishet me hije skandali. Nga 70 fitues që u zgjuan në mëngjes, shkoi ne 140 në darkë”, tha ai.

Dhe teksa kreu i Grupit Parlamentar të PD kërkoi thirrjen për të marrë në pyetje Drejtorin e Shkollës së Magjistraturës, në lidhje me skandalin mbi konkursin për magjistratët e rinj, anëtari i mazhorancës Toni Gogu, i është përgjigjur.

“Forca politike të cilës i përket Bardhi, sa zbardh dielli deri në muzg përpiqet të jetë e shqetësuar për punët e drejtësisë, sa perëndon dielli i marrin magjistratët me libër shpije”, tha ai.

Ndërkohë Plarent Ndreca e ka konsideruar kërkesën e Bardhit si anti-Kuhstetuese. “Kjo është shkelje e Kushtetutës dhe shkelje e ndarjes së pushteteve. Kërkohen shpjegime për një proces në një institucion të pavarur. Kemi të drejtë të thërrasim institucionet e pavarura por jo për këto procedura, ta lëmë sistemin të vetërregullohet”, tha ai.

debatet në Komision:

Bushka: Zonja Çupi nuk mund të flisni vetëm ju. E ka kërkuar zoti Deliu fjalën.

Deliu: E kam një pyetje te neni 7 i kompetencave të Albcontrol. Kjo pikë e bazës ajrore taktike të Kuçovës a e rregullon situatën?

Muça: Patrullimi për çfarëdolloj qëllimi për strukturat ushtarake në vend, bëhet për të gjithë njësoj.

Çupi: Përse është propozuar ligji në vitin 2024 ndërkombëtar që kodi ajror është propozuar në 2020.

Muça: Vlerësimi ka marrë kohën e vetë për t’u parë. Ka marrë pjesë Kodi Ajror dhe kjo ka qenë koha e nevojshme që i është vënë në dispozicion Albcontrol.

Bushka: Ne në komisionet e ligjeve merremi më shumë me politikë se sa me procedurat. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura