zoom

Politikë

Meta me akuza të forta: Rama dhe Luli morën nga 1-2 mln euro për të vendosur kandidatët në lista!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nisur fjalën me kritika ndaj anëtarëve të Konventës Kombetare dhe akuza politike ndaj kundërshtarëve Basha dhe Rama, duke i akuzuar se shitën mandate deputetësh me 1-2 mln euro.

Meta u shpreh se është hera e fundit që Konventa e PL-së do të nisë 30 minuta me vonesë, duke shtuar se së shpejti do të ketë një parti të re “përballë këtij regjimi mafioz që ka kapur çdo instrument”.

Ai deklaroi se Edi Rama ka rrëmbyer vulën e PD-së dhe se e “gënjen mendja se mund të marrë edhe vulën e PL dhe të shuajë opozitarizmin”.

“Kjo është Konventa e fundit e PL që nis me 30 min me vonesë. Së shpejti do të kemi një Konventë të re dhe parti të re siç duhet përballë këtij regjimi mafioz që ka kapur çdo instrument, që ka rrëmbyer vulën e PD partisë kryesore të opozitare në vend dhe e gënjen mendja se mund të marrë edhe vulën e PL dhe të shuajë opozitarizmin. Kërkoj falje që nuk do të mbaj ndonjë fjalim të bukur”, tha kreu i PL-së.

Teksa kaloi te akuzat ndaj Ramës dhe Bashës më tej:

“Organizimi sot fillon nga e para, në darkë do të mblidhemi me komisionin e organizimit dhe do të bëjmë bilancin e ditës së sotme, do e fillojmë nga vetja. Pse gënjehet Ilir Meta me foto, bëj një foto 5 veta aty. Bënë mbledhje ata të rinisë e u mblodhën 15 veta. Nuk dinte Ilir Meta si Luli dhe tarallaku të merrte nga 1 mln euro, 2 mln euro për të vënë të parin në Fier, të dytin atje apo këtu. Unë vura të rinj që të bëhen modele për të rinjtë”. /ZOOM.AL/