Aplikacion
Konkurrentja i tha modeles se ajo po e bullizon, ndërsa i kujtoi ditën kur Françeska i ka futur asaj zogjtë në shtrat. “Ti më the mua fluturo me presh, dhe unë të dhashë një gjë që fluturon” – tha banorja.
Nga ana tjetër Egla u shpreh se Françeska sapo të dalë nga shtëpia duhet të kërkojë ndihmën e një specialist sepse sipas saj banorja është me trauma nga bullizmi që të tjerët i kanë bërë më parë dhe tani të njëjtën që tashmë ajo po ia bënë aktores.
“O Zot Egla më çmende, kam nevojë vetëm për ndihmë kundër teje”, iu kthye Françeska, teksa tha se dhurata që i bëri nuk është bullizuese.
Pjesë nga debati:
Egla: A je shëruar nga kjo gjë.
Françeska: Nga bullizmi?
Egla: Po.
Françeska: Nuk shërohesh nga bullizmi.
Egla: A të jep kënaqësi kur u bën të tjerëve atë që ke provuar të tjerët?
Françeska: Kur e paskam bërë unë?
Egla: Me fute zogj në krevat.
Françeska: Ti më the mua fluturo me presh, dhe unë të dhashë një gjë që fluturon.
Egla: Kujto ndjenjën që ke vuajtur dhe mos ec te hapësira ime, sepse është bullizëm.
Françeska: Traumat e mia mos i përdor për të krijuar situata për veten tënde shpirt, është e shëmtuar.
Egla: Kujtohu çfarë ke kaluar dhe shërohu. S’di çfarë iu bën të tjerëve. Më bën përshtypje se je e traumatizuar akoma. Duhet të shkosh te një specialist.
Françeska: Te një specialist për çfarë? Çfarë do të thuash me këtë? Po thua që jam e çmendur.
Egla: Je thjeshtë një bullizuese.
Françeska: Nëse ka njeri bullizues në këtë shtëpi.
Egla: Kërko ndihmën e një specialisti kur të dalësh.
Françeska: Çfarë do të thuash me këtë, se jam e çmendur?
Egla: Je me trauma sepse përpiqesh që tu bësh të tjerëve atë që të tjerët të kanë bërë ty.
Françeska: Unë të bëra një dhuratë, ti dhuratat i quan bullizuese.
Egla: Zemra kur të dalësh kërko ndihmë, ta them seriozisht se je keq.
Françeska: O Zot Egla më çmende, kam nevojë vetëm për ndihmë kundër teje. /ZOOM.AL/