zoom

Politikë

Meta tregon pse la Kryemadhin jashtë kryesisë, a do e ketë rivale dhe aleancën me Berishën

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, foli përsëri sot për gazetarër rreth situatës politike dhe zgjedhjet në parti, teksa së bashku me bashkëshorten janë nën hetim nga SPAK për çështje të ndryshme.

Ai ka treguar nëse Monika Kryemadhi do të kandidojë për postin e Presidentin, pasi ajo u la jashtë Kryesisë. Meta u shpreh se gara është e hapur në të gjitha nivelet, duke shtuar se kushdo është i ftuar të konkurrojë pa asnjë përjashtim.

“Jemi të hapur për garë në të gjitha nivelet, gara është e hapur për Presidentin, gara është e hapur për zv.President, janë dy figurat kryesore të partisë. Kushdo është i ftuar të konkurrojë pa asnjë përjashtim. Mirëpresim çdo alternativë që konkurron me 5 prioritetet tona dhe fuqizon PL si forcë politike opozitare në këtë regjim të korruptuar”, tha Meta.

Ish-presidenti foli edhe për një aleancë dhe koalicion me ish-kryeministrin Sali Berisha në të ardhmen. Ai theksoi se kushtet janë që Sali Berisha të mos bëjë kompromis me parimet e tij, dhe sipas Metës, edhe me “regjimin e Edi Ramës”.

Kreu i PL-së theksoi se Partia Demokratike duhet të organizohet më fuqishëm, duke shtuar se ndryshimi do të ndodhë shumë shpejt dhe do të jetë shumë i fortë.

“Kushti i vetëm është që Berisha të mos bëjë kompromis me parimet e tij dhe me regjimin e Ramës, asgjë tjetër. E përshëndes doktorin për qëndresën e tij, PD të organizohet më shpejt dhe më fuqishëm, Kjo gjë do të ndodhë shumë shpejt, ndryshimi do të jetë shumë i fortë”, tha Meta. /ZOOM.AL/