Aplikacion
55 persona kanë lenë sot qelitë e burgut të Drenovës dhe 73 të tjerë do të përfitojnë ulje të dënimit nga amnistia penale.
Një prej tyre pasi doli nga gardhi i Burgut të Drenovës u shpreh: “Unë përfitova një vit e 4 muaj. Na e bënë borxh, dë kishim dy vjet më parë na lanë këtu. Isha dënuar për drogë, për hashash. Bëra 4 vjet”, tha i dënuari.
I pyetur si kanë qenë kushtet, i dënuari tha me ironi, teksa bëri edhe humor të zi për situatën:
“Në ditë të hallit, si në Guantanamo. Këtu duhet të hyjnë ata që na kanë futur jo ne…!”.
Teksa pyetjes se çfarë do bënte pas lirimit, ai u shpreh: “Do merrem me inceneratorët, si kryeministri”.
Dhe jo vetëm kaq pasi pyetjes nëse po e priste dikush jashtë iu përgjigj: “Po, po, ka ardhur Bllako dhe Koka…”. /ZOOM.AL/
View this post on Instagram
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet