zoom

Aktualitet

Bëni kujdes nesër! Rikthehen reshjet e dëborës dhe shiut, pasdite…

Ditën e martë, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike.

Moti pritet të jetë i vranët dhe me intervale kthjellimi, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët që në orët e para të ditës, në pjesën më të madhe të territorit.

Nga orët e mesditës, përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet e shiut pritet të jenë të vazhdueshëm me intensitet mesatar në formë shtrëngata shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër, në relievet malore mbi 800-1000m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Nga orët e pasdites intensiteti i reshjeve bie.