Aplikacion
Sulmuesi i Shqipërisë ka dhuruar asist për Rubin Kazan, në ndeshjen e kampionatit, ndaj Lokomotivës së Moskës.
Daku, pasi dribloi disa rivalë, shërbeu në mënyrë perfekte për Vadën në të 21-tën, me këtë të fundit që u tregua i saktë para porte, edhe pse shqiptari mund të kishte shënuar edhe vetë. Për 26-vjeçarin, ky është asisti i 3-të për këtë sezon, me fanellën e skuadrës ruse.
Mirlind Daku ka luajtur 22 ndeshje me Rubin Kazan, ku ka realizuar 5 gola. Ai shpreson që të jetë pjesë e Kombëtares, për Premierën e Europianit. /ZOOM.AL/
Gazetarja: Shoku i autorit të vrasjes së 14-vjeçarit, djali i një hetuesi të BKH pranë SPAK