Aplikacion
Kualifikimi i Atalanta-s përballë Liverpool, kualifikimi i Romës kundër Milan, i dhuroi dy ekipeve nga një biletë për në gjysmëfinale, por festës iu bashku edhe Fiorentina, me ekipin vjollcë që eliminoi Plzen nga Conference League, ndërsa West Ham u eliminua nga Europa League, duke bërë që Serie A të shkojnë me 3 ekipeve në fazën gjysmëfinale në të dy turnet e tjerë të UEFA-s. Ky përfundim i dhuron Serie A vendin e parë në renditjen e UEFA-s, një pozicion nuk ka më shanse t’ia rrëmbejë Premier League.
Në këtë mënyrë, 5 skuadrat e para që do të renditen në Serie A do të luajnë në Champions sezonin e ri, vendi i 6-të në Serie A do të luajë në Europa League, ndërsa në këtë kompeticion do t’i bashkohet edhe fituesi i Kupës së Italisë.
Ekziston edhe një variant, konkret, që Serie A të përfaqësohet me 6 ekipeve në Champions League, nëse Roma apo Atalanta të fitojnë Europa League, por duhet që këto dy ekipeve të mos kapin 5 vendet e para në Serie A. /ZOOM.AL/