zoom

Lajme

Banorët thurin plane për të nxjerrë Eglën nga BBV: Vetëm të na hiqet qafe ajo grua! E shtyj unë…

Erjola Doçi, Roza Lati dhe Julian Deda së fundmi kanë thurur një plan për të larguar nga shtëpia e “BBVIP” aktoren Egla Ceno.

Konkurrenti tregoi se ka kuptuar që nëse Liam Osmani vazhdon debatet me aktoren, kjo e fundit do të bien “pre” e provokimeve dhe nuk do të qëndrojë më shumë se 2 ditë brenda shtëpisë.

“Me Liamin jo se nuk ia del dot, është e vërtetë”, u shpreh Erjola e bindur.

Roza tha se do ta shtyjë ajo Liamin që të merret me Eglën vetëm që ajo të dalë nga shtëpia, megjithëse Juli u shpreh se nuk duhet ta shtyjnë pasi ai nëse merret me aktoren do e bëjë për veten e tij sepse është në “kokë më kokë” në nominim me Lidi Delinë.

“Ti nëse do ta shtysh thuaja kur të jesh duke pirë kafe”, e këshilloi Erjola-Rozën.

Pjesë nga biseda: 

Juli: Me çfarë kuptoj unë nga kjo histori, dyshoj se nëse këta do të vazhdojnë me këtë formë, Egla 2 ditë i shtyn më këtu.

Roza: Nuk i shtyn dy ditë këtu?!

Erjola: Me Liamin jo se nuk ia del dot, është e vërtetë…

Juli: Vazhdon me manjak nëse ky i vihet pas. Dhe dua të shikoj nervat e Eglës, se ajo ka rënë një herë “pre” e këtyre provokimeve.

Roza: Do e shty unë Liamin pra…

Juli: Nëse nuk ka ndryshuar Egla dy ditë nuk i shtyn më këtu.

Roza: Do e shty unë Liamin pra, vetëm që të na hiqet qafe ajo grua.

Erjola: Atë po mendoja edhe unë, por mos të mendojmë me zë të lartë se duket sikur po bëjmë komplot.

Juli: Jo, jo, edhe unë s’jam për ta shty, por nëse e bën aj e bën për veten e vet sepse është në nominim.

Erjola: Ti nëse do ta shtysh thuaja kur të jesh duke pirë kafe.

Roza: Nuk e kisha dëgjuar që ai ka thënë unë katër ditë do merrem me të.

Erjola: Po, tha Romeo…  /ZOOM.AL/