Aplikacion
Gjykata e Katanzaros, më datë 4 korrik 2023, i ka caktuar 46-vjeçarit Samuel Garuja masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve
Operacioni u bë nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. Garuja akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal, në Itali, për trafikim të heroinës.
“Në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 5”, thanë burime zyrtare.
Grupi kriminal ku merrte pjesë 46-vjeçari, dyshohet se gjatë periudhës 2013-2018, ka trafikuar drejt Italisë, sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, kryesisht heroinë. Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë