zoom

Lajme

Reformë në PL, Meta akuzon përsëri Altin Dumanin: Ky karafil kërkon të bëhet vrasës i demokracisë!

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, teksa njoftoi reformën e thellë antinepotizëm në strukturat e partisë, duke përfshirë edhe bashkëshorten Monika Kryemadhi, ka hedhur përsëri akuza të rënda në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani.

Meta tha nd1%r të tjera se kushëriri i Altin Dumanit, Nuredini, ka vrarë, ndërsa kreu i SPAK po vret pluralizmin.

“Kushëriri i tij, Nuredini ka vrarë, ndërsa Altin Dumani po vret pluralizmin. Ky karafil kërkon të bëhet vrasës i demokracisë. Nëse SPAK qenka shpresë e madhe, le të dalë si parti politike dhe të marrë votat. Laraskat mund të kapin ato, por ka 300 mijë Vojo Kushë Partia e Lirisë. I ka këtu, i ka në Angli, Amerikë, Bruksel dhe në mbarë botën”, u shpreh kreu i PL.

Kreu i PL ka larguar nga partia bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi gjë e cila pritet të bëhet fakt përmes ndryshimeve statutore gjatë Konventës së 27 prillit.

Meta u shpreh se ka një rrjedhje të frikshme të korrupsionit për shkak të nepotizmit dhe një evazion të jashtëzakonshëm, ndërsa shtoi se ky fenomen e ka dëmtuar rëndë Partinë e Lirisë.

“Nuk kam ndërmend të hyj në detaje të panevojshme. PL është këtu me e qartë se asnjëherë tjetër jo vetëm në situatën në të cilën ndodhet vendi, por edhe për përgjegjësitë e saj dhe për vetë situatën në të cilën është ndodhemi deri tan.

PL ka një platformë të qartë, jo vetëm sa i takon programit, por të miratojë në konventën e 27 prillit një statut që do t’i japi fund çorganizimit të organizuar dhe do ta kthejë PL një platformë përfshirë, bazuar vetëm mbi standarde e meritokraicisë. Do t’i jepet fund nepotizmit që e kanë dëmtuar seriozisht PL.

Duam të japim shembullin nesër sesi duhet të jetë administrata nën qeverisjen e PL. Ka një rrjedhje të frikshme të korrupsionit për shkak të nepotizmit dhe një evazion të jashtëzakonshëm, të miliarda eruove që nuk hyjnë në administrim. Nepotizmi është kaq shumë i rënduar në vendin tonë”, deklaroi Meta. /ZOOM.AL/