zoom

Lajme

Debate te Ligjet, Bardhi kundër Planifikimit Territorial: Përfitojnë Rama dhe oligarkët, i padrejtë

Ka nisur sërish me debate të forta politike dita e ligjvënësve në Kuvend. Nga Komisioni i Ligjeve ku po flitet për ligjin për planifikimin e territorit, Gazment Bardhi theksoi se ishte kundër këtij projektligji. Ai tha se ligji i zgjeron kompetencat kryeministrit.

“Ligji i zgjeron kompetencat kryeministrit dhe vendos pabarazi mes një qytetari të thjeshtë dhe një investitori strategjik. Që ta kuptojmë; Olta Xhaçka, ka një trajtim krejt preferencial kur ndërton hotelin 5 milionë euro, në tokë të vjedhur me letra të falsifikuara në raport me një qytetar që do të rregullojë një çati apo një dritare. Këto ndryshime kanë dy standarde.

Ka edhe një arsye tjetër. Ata oligarkë që ndërtojnë pa leje në vend që të shkojnë në burg siç shkon një qytetar në burg për një gardh, përjashtohen nga taksat dhe detyrimet. Prandaj ligji nuk është për qytetarët, por për kryeministrin dhe oligarkët”, tha Bardhi.

Pas propozimeve të opozitës, u votua shtyrja e diskutimeve për këtë projektligj. /ZOOM.AL/