zoom

Aktualitet

Ish-deputeti i PD: Balluku dhe banda e ARRSH vodhën 25 mln euro te Korçë-Ersekë. Pse s’heton SPAK?

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, teksa dha sot deklaratë për çështjen e shembjes së rrugës së re Korçë-Ersekë, përmendi edhe disa akuza dhe fakte, duke nxjerrë në dukje punën me dy standarde të SPAK.

Ai ka denoncuar sërish shembjen e rrugës Korçë-Ersekë. Balliu thekson se prokurorët e SPAK që mbajnë në arrest Berishën, nuk guxojnë të hetojnë prej 4 vitesh kompaninë e PS-së.

Aktualisht Koordinator për PD e Tiranës, Balliu shprehet se nga nga ky segment rrugor janë vjedhur 25 milionë euro nga xhepat e qytetarëve, teksa projekti ndryshoi disa herë, ndërsa kostot u rritën.

“Pjesa e rrugës që u shemb ishte përuruar disa herë nga Rama e Balluku me krenari të madhe. Por kompaninë e Partisë Socialiste nuk e heton askush! Edi Rama deklaroi se paratë e ndreqjes do t’i paguajë firma. Mirëpo vonesën e përfundimit prej 13 vitesh të rrugës do e paguajnë, krahas pesëfishimit të çmimit, qytetarët”, shprehet Balliu.

Dhe më tej akuzon:

“Edi Rama dhe Balluku, e banda e tyre në pushtet, kanë vjedhur të paktën 25 milionë euro nga taksat e qytetarëve, duke ndryshuar projektin teknik dhe rritur kostot pesë fish për rrugën Korçë-Ersekë”. /ZOOM.AL/