Aplikacion
Kreu i PD tha se Bardhi nuk është më anëtar dhe si tillë nuk mund të bëjë kërkesa në emër të Partisë Demokratike.
Kreu i PD-së zyrtare tha se ka një bashkëpunim mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, të cilët të dy së bashku, sipas tij, kanë një qëllim qëndrimin kundër SPAK dhe goditjeve ndaj korrupsionit.
Deklarata e Bashës:
“Politikisht është e qartë që Edi Rama nuk është në panik vetëm nga SPAK, por edhe na pasojat e gjithënashme të një sjellje të tillë korruptive dhe ka thirrur në ndihmë persona të sanksionuar tashmë edhe nga aleatët tanë strategjikë pikërisht për korrupsion madhor. Kjo është një betejë që kalon sinoret e PD-së, një problem i shoqërisë, i shtetit shqiptar dhe i besueshmërisë së partnerëve tanë SHBA-së, Britanisë së Madhe që kanë marrë këto hapa.
Tentohet diskreditimi i partnerëve strategjikë, tentohet goditja e shpresës së shqiptarëve për ndryshim, duke shkatërruar një standard elementar që persona, individë të korruptuar, të shpallur non grata për korrupsion madhor nuko mund të jenë pjesë e PD-së, e kemi vendosur në Kuvendin e 18 dhjetor. Kjo po tentohet. Motivet janë të qarta, paniku i Edi Ramës, shpërthimi i skandaleve korruptive që të lidhë një aleancë të hapur me Sali Berishën dhe mbështetësit e tij. Qëllimi i Edi Ramës ësht që të vazhdojë të administrojë pushtetin, ndërsa Sali Berisha është një nevojtar që ka kapur dorën e shtrirë nga Edi Rama për t’u bashkuar kundër SPAK dhe për të plotësuar ato objektiva që ka si rezultat i pozicionit ku ndodhet në raport me Parlamentin apo me drejtësinë. Kjo është sinergjia që i lidh këta të dy dhe disa të tjerë së bashku.
Ne nuk mund ta pranojmë. Sigurisht kërkesa mund të bëhen, por nga individë që s’janë anëtarë të PD nuk mund të administrohen si të tilla. Çdo kush që merr përsipër të administrojë një kërkesë të tillë po i kundërvihet haptazi ligjit, po i kundërvihet haptazi përpjekjes mbarëshqiptare por edhe me mbështetje amerikane, britanike për të shkulur kulturën e pandëshkueshmërisë dhe për të luftuar korrupsionin. Është minim i demokracisë. është një nga motivet që janë shpallur persona non grata, është sfidë e hapur e Uashingtonit, Londrës, Brukselit, Shqipërisë dhe shqiptarëve e natyrisht edhe PD-së“, deklaroi më tej Lulzim Basha”. /ZOOM.AL/
Dështon marrëveshja?/ Italia tërheq të gjithë stafin e punonjësve nga qendrat e emigrantëve