Aplikacion
“Ti je një thashethemexhi që flet mbrapa krahëve, merresh me karrierën e të tjerëve”- i tha aktorja Julit, ndërsa banori vazhdimisht i kërkonte të mos bërtasë.
Në një moment Egla e ka ofenduar aktorin duke i përmendur karrierën: “35 vjeç mjeshtër. Turp kush ta ka dhënë edhe turp që e ke marrë”.
“Je horror, e pashpirtë”, i tha Juli.
Pjesë nga debati:
Egla: Thashethemexhi që më vjen këtu mua me llafe pazari…
Juli: Ti je një s’mirushe e keqe!
Egla: Ti je një thashethemexhi që flet mbrapa krahëve, merresh me karrierën e të tjerëve. Nuk mban përgjegjësi për ato që thua, frikacak sepse nuk nxjerr emrat e atyre që thua.
Juli: Pse si nxjerr ti? Unë nuk merrem me thashetheme.
Egla: Ti sapo ma the.
Juli: Jo, ule zërin dhe mos i jep shumë vetes. Ke gabuar shumë mbrëmë dhe nuk din se si ta rregullosh, por nuk rregullohet me të bërtitur.
Egla: O gore mashkull.
Juli: Kështu i ke trajtuar njerëzit ti.
Egla: Cilët njerëz? Mi sjell njerëzit këtu dhe të flasim.
Juli: Pse të ik zari dhe s’ke fjetur gjithë natën?
Egla: Më mirë vetëm se me njerëz si puna jote që bëjnë thashetheme.
Juli: Ja pra e the.
Egla: Gore, shko e dorëzo titullin.
Juli: Ke shumë mllef në shpirt.
Egla: 35 vjeç mjeshtër. Turp kush ta ka dhënë, edhe turp që e ke marrë.
Juli: Ai që ka ka dhënë nuk jeton më. Ke pak respekt.
Egla: Ata janë mbledhur dhe ta kanë dhënë, turp të kesh.
Juli: Je horror, e pashpirt!
/ZOOM.AL/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike