zoom

Politikë

Tedi Blushi zbardh prapaskenat: Luli qante në Presidencë, i ulej në gjunjë Metës dhe lutej

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tregoi disa prapaskena të një prej takimeve politike mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe Ilir Metës, në kohën që ky i fundit ishte president.

Në studion e “Open”, Blushi pretendoi se në vitin 2019 kur u bojkotuan zgjedhjet lokale, Basha erdhi me lot në sy në Presidencë, për t’u lutur që procesi zgjedhor të shtyhej.

Tedi Blushi, që në kohën që Meta ishte president mbante postin e këshilltarit të tij, shtoi se këtë moment e ka dëshmuar vetë dhe se e ka shoqëruar vetë Lulzim Bashën te dera e Metës.

Pjesë nga biseda:

Blushi: Në vlerësimin tim është vijim i programit për eliminimin e opozitës reale. U bë një përpjekje për të nxjerrë opozitën nga institucionet me Lulzim Bashën të mos i harrojmë krimet që ka kryer me djegien e mandateve, daljen nga pushteti vendor. Këto janë krime, nga djegia e mandateve, bojkotimi i zgjedhjeve lokale. Ky program i finalizua me këtë ndalim të liderit historik të PD, Sali Berishës. E mbani mend, u shtynë zgjedhjet. E kam parë Lulin me lot në sy. E kam parë në Presidencë.

Sefa: T’u dhimbs?

Blushi: E kam shoqëruar unë, pyete Lulin “kush të ka shoqëruar nga porta te zyra e Presidentit”. Ishte me lot në sy.

Sefa: A t’u dhimbs?

Blushi: Unë po të them një fakt, Lulin e kam marrë për dore nga porta e kam çuar te zyra e Presidentit. Ishte duke qarë, nuk po të gënjej. Dhe ka dalë duke qarë. Po të them një fakt. Luli lutej, aman shtyni zgjedhjet se do ndodhin çmendurira në këtë vend. Dhe Luli nuk mori pjesë në zgjedhje. Për këtë që po të them mbaj përgjegjësi, Lulin e kam marrë për dore nga porta.

Sefa: Kur ka qenë Lul Basha në politikë e në Presidencë ti nuk ke pasur fare lidhje me këtë punë.

Blushi: Mund të ma thuash pse Luli nuk mori pjesë në zgjedhje? Ka hyrë duke qarë, i ulej në gjunjë Ilir Metës, aman të lutem. Nuk po të gënjej. Uroj që serverat e Presidencës të jenë funksionalë, merri dhe shikoje kryetarin tuaj që hyn duke qarë.

Sefa: Keni eksperiencë të keqe me serverat, kam hall se ua vjedhin herë pas here.