Aplikacion
Gjykata e Apelit konstatoi se kërkesat e gjykatës nuk janë plotësuar nga ekspertët, të cilët nuk dhanë sqarime shkencore balistike për armën e dytë që qëlloi në vendngjarje.
Akti sipas Gjykatës është i paplotë. Gjykata i kërkon ekspertëve të këqyrin edhe pamjet filmike, si edhe të përcaktojë vendosjet e 2 prej personave në ngjarje.
Po ashtu, i paplotë është edhe përcaktimi i distancës mes viktimave dhe secilit qitës, si edhe mes qitësve nga njëri-tjetri.
Seanca e radhës do të mbahet më 7 maj, ora 12:00. Paplekaj pretendon se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u sulmua fizikisht dhe më pas dëgjoi qitje arme. Por autori që qëlloi mbetet ende mister. /ZOOM.AL/