Aplikacion
Të pandehur janë edhe dy ish-nëndrejtorët e Policisë së Elbasanit, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi, si dhe 6 efektive të “Shqiponjave”.
Paplekaj mësohet se është i pranishëm në seancë. Gjykata ka urdhëruar rindërtim të vendit të ngjarjes dhe riekspertim. Ai ka rrëfyer më parë përplasjen dhe rrethanat, duke thënë se nuk qëlloi i pari me armë dhe se u vetëmbrojt, teksa ekspertimi përcakton se kush ishte arma e dytë e përdorur në vendngjarje.
Togat e zeza kanë arritur në përfundimin se akti i rindërtimit të skenës së krimit në Elbasan, është i paplotë. Në seancën në fjalë që po mbahet në Apel, ku të pranishëm është Arbër Paplekaj, janë marrë në pyetje tre ekspertët Arjan Hako, Shpëtim Budo dhe Artan Rexhepi, të cilët janë pyetur nëse e konsideronin aktin të plotë. Në sallë ka pasur debate për faktin nëse këto pamje janë shqyrtuar apo jo, ndërsa rezulton se ekspertët nuk i kanë parë fare pamjet.
Pasi urdhëroi rindërtimin e skenës së ngjarjes, për riekspertim, Gjykata e Apelit dëgjoi për gati gjashtë orë palët dhe insistimin e të akuzuarit që kërkoi rindërtim të ngjarjes për të kuptuar mekanizmin se çfarë ndodhi atë ditë, vendosi të kryhet ekspertim dhe rindërtim tekniko-balistik për të zbuluar se kush qëlloi tjetër ditën e ngjarjes.
Ekspertët kanë vendosur në dispozicion të gjykatës në rrugë elektronike aktin tekniko-balistik të kryer në vendin e krimit. Kurse avokati i Paplekajt nga ana e tij ka kërkuar kohë që të shqyrtojë këtë akt. “Gjykata t’i japë rëndësi faktit jo afateve”, tha avokati.
Ndërkohë, prokurori Gent Xholi theksoi se akti është voluminoz dhe se e kishte marrë atë vetëm para gjysmë ore. “S’mund ta shqyrtoj brenda një kohe të shkurtër”, tha ai. Gjykata nga ana tjetër ka pyetur ekspertët Arjan Hako, Shpëtim Budo dhe Artan Rexhepi nëse e konsiderojnë aktin të plotë. Kësaj pyetje, eksperti Hako tha se; “për pamjet filmike jemi shprehur për aq sa konstatojmë”, ndërsa shton se; “Për mua po (akti është i plotë), sepse s’kam pajisje për të ekzaminuar pamjet”.
Po ashtu ekspertët janë shprehur se nuk kanë patur kohë për të ekzaminuar pamjet filmike, ndërsa thuhet se nuk është përcaktuar se kush qëlloi i pari. Eksperti Artan Rexhepi tha se ka kërkuar 1 muaj e gjysmë kohë për të parë pamjet.
Për ngjarjen ka edhe disa të dyshuar dhe të hetuar, që u përplasën verbalisht dhe fizikisht për çështjen e blerjes së votave, por mungesa e provave ka bërë që të ndiqen në gjendje të lirë. /ZOOM.AL/
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë