zoom

Lajme

Parlamenti do vendosë fatin për mandatin e Xhaçkës më 11 prill. Salianji: E sorrollatët me qëllim!

Në seancën plenare që pritet të mbahet të enjtën, 11 prill, Kuvendi do të vendosë nëse çështja e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçkës do i kalojë ose jo Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim.

Gjatë mbledhjes të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, që u mbajt gjatë ditës së sotme, deputetja Klotilda Bushka kërkoi që duke u bazuar në diskutimet që janë bërë gjatë mbledhjes, të vendoset në seancë plenare nëse Gjykata Kushtetuese duhet të shqyrtojë nese Olta Xhaçkës do i hiqet ose jo mandati i deputetes.

Debatet në mbledhjen e Këshillit të Mandateve:

Lindita Nikolla: Mbledhja të mbyllet. Cështja do të çohet për votim në seancë plenare.

Gazment Bardhi: Nuk mund të talleni as me Parlamentin as opozitën. U thamë ta dërgojmë në seancë plenare. Këmbëngulët që të mblidhet këshilli i mandateve. Kush është konkluzioni i kësaj mbledhjeje. Çfarë do i propozojmë seancës plenare

Lindita Nikolla: Do i propozojmë raportin që do më paraqisni brenda të mërkurës.

Gazment Bardhi: Kush cili është qëndrimi juaj apo nuk keni marrë akoma telefonatën nga Edi Rama çfarë do të bëni me mandatin. Për çfarë u mblodhëm sot?

Klotilda Bushka: Në bazë të nenit 70 të Kushtetutës do i dërgohet raporti i këshillit të mandative seancës plenare për të vendosur në lidhje me dërgimin e cështjes në Gjykatën Kushtetuese. Do i propozojmë seancës plenare për të vendosur nëse do e cojë në Gjykatë Kushtetuese.

Gazment Bardhi: Pra i duhen dhe 48 orë sa të kuptojnë e ka lëshuar apo jo Edi Rama Olta Xhaçkën.

 

Salianji: Çfarë kuptimi ka tani, e sorrollatët çështjen deri tani!

Nga ana tjetër, deputeti i PD-së, Ervin Salianji, në Këshillin për Rregulloren, Mandatin dhe Imunitetin, ku po shqyrtohet çështja për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, ndër të tjera deklaroi se PS e sorollati çështjen dhe tani nuk ka më asnjë kuptim, pasi mandati i Xhaçkës është duke mbaruar.

Salianji theksoi se është e disata herë që PS bëhet mburojë e paligjshmërisë dhe i trajton deputetët e vet sikur janë të paprekshëm nga ligji.

Deklarata e Salianjit:

“Të flasin për Kushtetutë kolegët që kemi përballë dhe që ia ka marrë Kushtetuesja dhe ia ka hedhur në kosh vendimmarrjen, duke e shfuqizuar vendimin e këtij këshilli dhe që Kushtetuesja vlerëson se në rastin konkret kuvendi duht të kishte pranuar mocionin e kërkuesit dhe jo ta bllokonte është pak e tepërt.

Që ta kuptojnë njerëzit, ju e keni mbajtur peng kur ne ishim këtu, për muaj me radhë shqyrtimin e kërkesën. E keni shtyrë për të bërë atë që keni zanat të bëni. Këtu nuk janë të gjithë barabartë para ligjit, këtu kush është përfaqësues i PS është më i barabarta para ligjit. Thelbi i kësaj është grusht shteti. Grushti i shtetit nuk është vetëm me armë, është edhe brenda institucioneve.

Jua ka thënë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese. E keni bërë aq baltë që edhe kryetarja e Kushtetueses, ju thotë që është e pamendueshme që kuvendi apo cdo institucion të gjykojë vendimet e gjykatës. Mbaroi mandati. Ndërkohë që ju e sorollatët dhe e sollët rrotull duke shkelur edhe Kushtetutën, do ta cojmë ne këtë raport në seancë, pastaj Kuvendi do t’ia Kushtetueses, erdhën zgjedhjet mbaroi mandati, ça efekti ka ligji këtu.

Ështe rasti i disatë që PS bëhet mburojë e paligjshmërisë dhe i trajton deputetët e vet, sikur të jenë të paprekshëm nga ligji. Ndërkohë që propagandoni që ju jeni njerëzit që zbatoni vendimet e gjykatave, që ju jeni partia që po i jepni bonuse drejtësisë, por në të vërtetë ju jeni partia që po i bëni bllokadë diku e përdorur drejtisinë dhe institucione të tjera për të treguar  që në këtë vend nuk ka barazi para ligjit.

Ju tani do ta miratoni raportin, se s’keni cfarë bëni, ndërkohë që mandati ka përfunduar dhe drejtësi nuk ka”. /ZOOM.AL/