zoom

Lajme

Ulërimat e Rikes oshëtijnë në BBV, sherr me Jul Dedën: Më çmendet… (dhe një gjest i papritur)

Sherret në “Big Brother” nuk mungojnë asnjë ditë mes banorëve dhe situata duket e tensionuar së fundmi.

Rike Roçi dhe Julian Deda, të cilët kanë pasur një marrëdhënie të mirë së bashku në BBV3 së fundmi, janë përfshirë në një debat ku nuk ka përfunduar dhe aq mirë.

Juli i bën moral dhe i vë në pah lojën që bën, kurse Rike nuk është dakort dhe bëhet agresive.

Një pjesë e debatit:

Juli: Je si Françeska dy, të ka bërë si vetja, unë nuk di të flas më. Unë bëj pyetje ti…

Rike Roç: Unë këtu prekem.

Juli: Ti nuk prekesh fare, madje të vjen mirë kur ta them dhe që po e bëj këtë se kjo është loja jote. I hip tjetrit sipër dhe do të dalësh atje që zihesh me njerëzit pse nuk më lënë të flas. Është turp i Zotit, 200 ditë brenda.

Rike Roçi: Ti ke tre muaj që flet si gjel dhe të kemi lënë. Unë i hip tjetrit sipër që nuk flas fare? Ik me se çave kokën.

Juli: Është turp të dalësh atje me faktin pse nuk më le të flas.

Rike Roçi duke bërtitur: Jo se nuk është ashtu, sepse mendoni që jam e influencuar edhe nuk jam e influencuar, më çmendët, më çmendët. (Merr dhe hedh kutitë e make up me forcë në tokë).

Juli: Çfarë je duke bërë? Ajo është me nerva dhe kujton se ia kemi fajin neve. /ZOOM.AL/