zoom

Lajme

Kiara tregon një sekret për Luizin: Nuk flemë më bashkë…

Moderatorja Kiara Tito është në pritje të ëmbël prej muajsh, teksa mediet rozë nuk pushojnë në publikimin e informacioneve se çfarë ndodh rreth çiftit viral.

Madje ata kanë zgjedhur dhe emrin e vajzës që së shpejti do të vijë në jetë. Shtatzania është një periudhë e bukur e jetës, por ka dhe sikletet e saj. Dhe Kiara ka rrëfyer disa nga këto.

Ka shtuar 25 kilogramë më shumë, teksa fle e ndarë me Luizin.

“E kam shumë të vështirë të gjej një pozicion, mezi po pres pastaj kur të shtrihem të fle përmbys, më ka munguar. Luizi të gërrhiturat i ka shtuar pak si shumë kohët e fundit. Unë shkoj në sallon se nuk dua të më bezdisi. Përveç kësaj kam marrë edhe një jastëk super gjigand nga ato të shtatzanisë, që e zë gjysmën e krevatit dhe nuk ka vend”, u shpreh Kiara Tito në emisionin “Cherry on Top”.

Dhe më tej plotëson:

“E kemi zgjedhur emrin pas shumë muajsh kërkimesh e zgjodhëm emrit, shkronjën e parë ekskluzive “L”. Ishte kërkesë e Luizit, vendosja si të duash, por dua shkronjën “L”, tregon Kiara. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura